Maqedoni

Fillon edicioni i katërt "Codefest" në Ohër

15.04.2016 10:30

Në Ohër sot fillon edicioni i katërt "Codefest", ngjarje ku të rinjtë e informatikës kanë mundësi t'i zhvillojnë idetë e tyre...

Manifestimi do të zgjasë deri të dielën, ndërsa në të është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, IT profesorëve dhe përfaqësuesve nga bashkësia e biznesit, startap kompanitë dhe fondet investuese. Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Sllovenia, Polonia, Bullgaria, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina.
 
Manifestimin e organizon Shoqata për zhvillim "Startap zona" nga Ohri, ndërsa është paralajmëruar që hapjen do ta bëjë ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska-Tomovska.
 
Në kuadër të manifestimit do të mbahen konferenca njëditore teknologjike Codeference, kodim maratonë prej 32 orëve Codefest Marathon dhe ekspo ekspozitë për përfaqësuesit nga IT sektori i biznesit dhe institucioneve arsimore CF H Business Expo./Mia