Botë
Kore e Veriut - Babai i shtetit feston ditëlindjen duke testuar raketën
15.04.2016 11:14
Koreja e Veriut ka testuar një raketë në bregun e saj lindor, por duket se prova ka dështuar, të paktën kështu thotë Koreja Jugut dhe SHBA...

Raketa ende nuk është identifikuar, por dyshohet të ketë qenë e llojit “Musudan” me reze mesatare, balistike e paprovuar më parë, e quajtur gjithashtu bm 25.
Testi i radhës vjen me rastin e ditëlindjes së liderit themelues të Koresë së Veriut, Kim Il-Sung, por njëkohësisht në një kohë tensionesh të larta në gadishullin Korean.
Ditëlindja e babait të shtetit siç e quajnë vendasit është një ditë e rëndësishme dhe festë kombëtare për koreanoveriorët. Ceremonitë mbahen në mbarë vendin dhe zgjasin për disa ditë me radhë.
Sipas informacioneve që vijnë nga Jugu, ky ishte testi i parë i llojit Musudan, por që mund te testohen edhe të pakten 50 të tjera. SHBA ka denuar testin e raketës dhe pavarësisht gjëmimit të saj nuk konfirmojnë dot të dhënat.
“Ne i bëjmë thirrje përsëri Koresë së Veriut që të përmbahet dhe të distancohet nga veprime dhe retorika që mund të rrisin edhe më tej tensionet në rajon, dhe në vend të kësaj të përqendrohet në përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare", deklaroi një zyrtar i departametitamerikan të shtetit.
Veriu ka bërë ka kërcenuar disa herë Jugun dhe SHBA qw kur OKB vendosi sanksione në përgjigje të testit të katërt bërthamor të Veriut në janar dhe nisjes së një sateliti në shkurt./Oranews
