Botë
Rama takon Obamën
15.04.2016 10:40
Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka takuar në SHBA presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama...

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë një njoftim zyrtar në lidhje me vizitën atje të kryeministrit Rama ne te cilen mes tjerash thuhet:
Presidenti Obama ju bashkua një takimi mes zv.presidentit Bajden dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri nënvizuan rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA.
Presidentidhe zv.presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik që ka Shqipëria në sigurinë e rajonit dhe riafirmuan rëndësinë e mbajtjes hapur të procesit të integrimit euro-atlantik, për hir të stabilitetit në Ballkan.
Presidenti dhe zv.presidenti lavdëruan lidershipin e Shqipërisë në promovimin e tolerancës fetare dhe kontributet e rëndësishme të saj në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, si dhe për hapat domethënës që vendi ka ndërmarrë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri ranë gjithashtu dakord për rëndësinë dhe vijimësinë e reformave, me qëllim avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.
