Botë
“Panama Papers”, 5 ekonomitë më të mëdha të BE-së, me listë të zezë të oazave tatimore
15.04.2016 11:44
Pesë ekonomitë më të fuqishme të vende anëtare të BE-së kërkuan nga G-20 që të përgatisë listë të zezë të oazave tatimore...

Pesë ekonomitë më të fuqishme të vende anëtare të BE-së kërkuan nga G-20 që të përgatisë listë të zezë të oazave tatimore në botë dhe të parashikojë sanksione për ato shtete të cilat do të refuzojnë bashkëpunim gjatë hetimeve lidhur me skandalin me "Dokumentet e Panamasë".
Në letrën e dërguar deri te pjesëmarrësit në takimin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të Grupit 20 vende ekonomikisht më të zhvilluara në botë (G¬20) në Uashington, Gjermani, Britani të Madhe, Francë, Itali dhe Spanjë gjithashtu kërkuan që të publikohen edhe identitetet e pronarëve të firmave fiktive në oazat tatimore.
Ministrat e financave të pesë vendeve anëtare të BE-së u dakorduan që së shpejti edhe të fillojnë projektin për këmbim të informatave për kompanitë e themeluara në oazat tatimore.
