Botë
Tërmet në Japoni, 10 të vdekur, mbi 900 të lënduar
15.04.2016 10:20
10 të vdekur dhe mbi 900 të lënduar është bilanci I dy tërmeteve të njëpasnjëshme me magnitutë 6 dhe 6.4 ballë, që goditën Japoninë...

Mbi 44 mijë njerëz janë evakuar në shkolla dhe qendra komunitare, shumë të tjerë kaluan natën jashtë , pasi tronditjet kanë vijuar pa ndërprerje edhe pas goditjeve të fuqishme.
Më shumë se 3 mijë trupa policore dhe zjarrëfikëse u dërguan në zonën e prekur nga tërmeti. Megjithë lëkundjet efuqishme, nuk pati alarm për tcunami, por tmerri mes banorëve ishte i madh.
“Ndjeva sikur dicka më hodhi tej nga poshtë meje”…
“Të gjithë u ndjemë të pasigurtë në shtëpitë tona”, thanë qytetarët.
Kryeminsitri i vendit Shinzo Abe tha se në bazë të nevojës numri i tyre do të rritet. Në një pronocim për median, Abe tha se do të bëjë gjithçka ishte e nevojshme për fatkeqësinë, një nga më të rëndat që prej marsit të 2011.
“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë mbetur viktimë të kësaj fatkeqësie. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, tha Shinzo Abe, president i Japonisë.
Rreth 16,500 familje në qarkun e Mashikit kanë mbetur pa energji elektrike, linja hekurudhore është pezulluar, kurse hapësirat jashtë shkollave dhe insitucioneve janë mbushur me njerëz që flenë në makina.
Në mars të vitit 2011, një tërmet me magnitudë 9 gradë në veri të Tokios, shkaktori një valë tsunami duke vrarë 20 mijë njerëz.
GAZMEND REXHEPI
