Maqedoni
Jolevski: Jemi konstruktivë në krizën e refugjatëve
15.04.2016 12:40
Refugjatët nga Siria janë problem global dhe Evropa dhe SHBA-ja duhet bashkërisht të bashkëpunojnë për tejkalimin e krizës së refugjatëve...

Refugjatët nga Siria janë problem global dhe Evropa dhe SHBA-ja duhet bashkërisht të bashkëpunojnë për tejkalimin e krizës së refugjatëve, vlerësuan politikanët evropianë dhe amerikanë në konferencën në Uashington, ku merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski.
Në panel diskutimin e përbashkët me ish sekretaren amerikane të shtetit Medlin Olbrajt, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë Dejvid Miliband dhe ministrin holandez për Financa Dijseblum, ministri Jolevski tha se Maqedonia është treguar si faktor serioz dhe vend i cili vepron në mënyrë konstruktive që të kontrollohet kriza me të cilën është e ballafaquar Evropa.
"Masat që i zbaton Maqedonia janë në pajtim me konkluzionet e Këshillit Evropian dhe e mbrojnë integritetin e zonës së Shengenit. Forcat e sigurisë së Maqedonisë ndërmarrin aktivitete që janë të koordinuara me vendet nga ruta e Ballkanit. Maqedonia do të vazhdojë të veprojë në mënyrë konstruktive dhe do t'i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme të sigurisë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe euroatlantike", deklaroi ministri Jolevski në konferencën e organizuar nga Instituti gjerman Bertelsman dhe gazeta Fejnenshel Tajms.
Jolevsaki njëherit bëri thirrje për sinkronizimin e programit për mbështetjen e refugjatëve në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet.
Ish sekretarja shtetërore Olbrajt, lajmëron korrespondenti i RTVM nga Uashingtoni, ka vlerësuar se kriza e refugjatëve si problem që nuk është vetëm evropian, por global i ka bërë thirrje SHBA-së të bëjnë më tepër, dhe jo vetëm të flasin.
"Nëse SHBA-ja u tregon shteteve të tjera se çka të bëjnë, atëherë ne duhet të marrim më shumë refugjatë. Unë plotësisht i besojë kësaj", ka deklaruar Olbrajt.
Ministri Jolevski gjithashtu ka bërë thirrje për një rol më aktiv të Bashkimit Evropian dhe angazhim të SHBA-së për menaxhim me krizën, por edhe një strategji afatgjate për ballafaqimin e këtyre sfidave.
Jolevski njëherit kërkoi të sigurohet një mbështetje më e madhe për fqinjët e Sirisë, siç është Turqia, Libani dhe Jordania me çka do të krijoheshin kushte që refugjatët të mbeten më afër Sirisë dhe Irakut, për kthimin eventual të tyre në shtëpitë e veta.
