Maqedoni

Kriza në Maqedoni, Plevniev: Zgjidhja, vetëm përmes dialogut

15.04.2016 12:47

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev shprehet I shqetësuar për ndodhitë në Shkup dhe shpresë për uljen e tensioneve...

"Si fqinj i mirë dhe me cilësi të kryetarit të Procesit për bashkëpunim të EJL-së, Bullgaria është e gatshme të bashkëpunojë për gjetjen e zgjidhjes", theksoi Plevneliev gjatë bisedës, në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.
 
Zgjidhja, sipas tij, është në dialogun, në respektimin e të drejtave, të parimit të qeverisjes së të drejtës dhe të Kushtetutës.
 
Shefi i shtetit bullgar nënvizoi se viteve të fundit Bullgaria gjithashtu kaloi nëpër kriza politike.
 
"Kur vendi drejtohet para një zgjedhje të rëndë, protesta dhe kundërshtime të fuqishme politike, zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës dhe sigurimi i rendit ligjor në shtet. Pajtueshmëria ndaj këtyre parimeve e ndihmon vendit tonë t'i tejkalojë krizat politike dhe sot të jetë faktor i stabilitetit të Ballkanit", theksoi Plevneliev.
 
Ai shprehu bindje se për kthimin ndaj stabilitetit politik do të kontribuojë organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në pajtim me Ligjin dhe në interes të të gjithë qytetarëve.
 
"Zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpër dialogun midis liderëve politikë, parandalimin e dhunës dhe krijimin e rendit në shtet . Partitë politike, megjithatë, duhet të angazhohen në ruajtjen e rendit dhe anulimin e çdo forme të dhunës", theksoi Plevneliev.
 
Kryeministri bullgar Bojko Borisov, ndërkohë ,  konsideron se Maqedonia do të destabilizohet përjetësisht, si dhe se zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen, duke e lidhur këtë me krizën e emigrantëve.
 
"Maqedonia do të destabilizohet për një periudhë afatgjatë sipas meje. Do të doja të jem gabim", ka thënë Borisov në deklaratën për gazetarët pas takimit të djeshëm të Këshillit bullgar për siguri kombëtare.