Maqedoni

Orav: Dhuna të ndalet, bëhuni gati për zgjedhje të besueshme

15.04.2016 13:01

Dhuna të ndalet, ndërsa partitë politike të nisin me përgatitjet për zgjedhje, deklaron euro ambasadori Aivo Orav...

Liderët politik duhet të përgjegjësi të tërësishme dhe përfundimisht të nisin të zgjidhin krizën e thellë politike, shtoi Orav gjatë një debati për forcimin e sundimit të drejtës.
 
“Ftoj të gjitha palët që të mënjanojnë  eskalimin e mëtejshëm të krizës. Provokimet e qëllimshme me prapavijë politike janë të pa pranueshme. Nëse dhuna fillon, do të jetë shumë vështirë  të ndërpritet, dhe do ti kthejë vitet e reformave dhe përpjekjeve për integrimin e vendit. Për atë shkak, në interes të të gjithë qytetarëve dhe të procesit të integrimit euroatlantik të vendit, ftojmë të gjitha forcat politike të këthehen në tavolinën e bisedimeve për de-eskalim të situatës dhe të vazhdojnë me përgatitijen për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile”, theksoi euroambasadori Orav.   
    
Orav ka ritheksuar  theksuar nevojën e funksionimit  të sistemit juridik në vend, pasi sistemi funksional juridik, është i rëndësishëm për çdo shtet i cili dëshiron të ketë demokraci me afat të gjatë, prosperitet dhe paqe.
 
Orav ka komentuar edhe vendimin e  presidentit për abolim të të gjithë personave që mund të kenë kryer vepra kriminale, duke theksuar se një vendim i tillë seriozisht e lëkund sundimin e së drejtës dhe krijon atmosfere të rrezikshme për mosndëshkim. 
 
Sipas tij, është me rëndësi që PSP dhe gjykatat të vazhdojnë punën,  për siç thotë, të mbisundojë drejtësia dhe sundimi I së drejtës. 
 
NERMIN MULAKI