Maqedoni
Ministri i Drejtësisë Xhaferi takon homologun nga Kroacia, Ante Shpërle
15.04.2016 13:04
Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi u takua me Ministrin e Drejtësisë së Kroacisë Ante Shpërle...

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimet e deritanishme në mes dy shteteve dhe për mundësinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Ministri Xhaferi e informoi Ministrin Shpërle për situatën e krijuar në vend dhe për mundësitë dhe alternativat për t’i tejkaluar vështirësitë dhe për mënyrën e organizimit dhe për reformat që po realizohen në gjyqësor.
Gjithashtu u bisedua edhe për rolin dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin ekzekutiv duke u pajtuar se dy vendet duhet të realizojnë edhe takime tjera në të ardhmen për t’i shkëmbyer përvojat e tyre.
