Maqedoni

‘CIVIL”: Nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe të besueshme

15.04.2016 15:31

Qëndrimi i Qendrës Civil për liri pas shpalljes definitive të zgjedhjeve për datën e 5 Qershorit, është se në Maqedoni nuk janë të krijuara kushte për zgjedhje të lira dhe të besueshme...

Raportet e Civil-it nga tereni po tregojnë për abuzim të përditshëm të administratës shtetërore ,për shantazhe, kërcënime drejt të punësuarve në institucionet e shtetit, drejt të gjitha kategorive të rrezikuara të njerëzve.
 
“Jemi duke regjistruar një ambient tërësisht të okupuar mediatik ku ndikimi I pushtetit është evident , kriza politike në vend po thellohet ,revolta e qytetarëve dhe përshkallëzimi I tensioneve në këtë kontekst po ashtu janë fakte të cilat flasin për një ambient I cili nuk mundëson zhvillimin e  zgjedhjeve të lira dhe të besueshme, ku të gjithë aktorët do të mund të garojnë në mënyrë të barabartë”, deklaroi Petrit Saraçini, nga OJQ “CIVIL”.
 
Nuk mund të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme dhe të lira  kur shkelet dhe nuk bëhet  implementimi i plotë të Marrëveshjes së Përzhinës, e cila është garantuese për dalje nga kriza dhe për zgjedhje të besueshme, thonë nga ‘Civil”. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI