Formula1

Ferrari shkëlqen në provat e lira në Shanghai

15.04.2016 15:35

Ferrari shkëlqeu në sesionin e dytë të provave të lira, duke vendosur kohët më të mira me finaldezin Raikkonen 0.1 sekond më i shpejtë se Vettel...

Koha e tretë më e mirë u realizua nga kryesuesi i Botërorit, Nico Rosberg, i cili realizoi edhe kohën më të mirë në sesionin e parë të provave të lira. 
 
Diferenca me Raikkonen në këtë sezon, ku u përdorën gomat shumë të buta, ishte pak më shumë se dy të dhjetat. Koha e katërt më e mirë për Hamilton, që garën e së dielës do ta nisë me një penalitet prej 5 pozicionesh, për shkak të ndërrimit të kambios. 
 
Ndërkohë, në këto 2 sesione të provave të lira ka garuar edhe Fernando Alonso, i cili pas aksidentit në Australi u ndalua të garojë në Çmimin e Madh të Bahreinit. 
 
Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 08:00 dhe gara të dielën në të njetën orë.