Maqedoni

"Prej teje varet", konkurs për projekte inovative mjedisore

15.04.2016 16:04

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe vendore...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë edhe komunitetin akademik, nëpërmjet konkursit me moton “Prej teje varet”, hapin mundësi për një përfshirje më të gjerë të çdo individi në sigurimin e mjedisit jetësor më të shëndoshë.
 
Lufta kundër ndryshimeve klimatike është një nga 17objektivat globale të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa me këtë problem po përballet seriozisht edhe Maqedonia.                                                                                                                           
“Me tempon e tanishme do të ketë pasoja për bujqësinë.Për dyzet vite, prej tani, kultivimi I mollës do të zvoglohej për 40%, ndërsa kultivimi I rrushit do të zvoglohej për 32%”, tha Luiza Vinton, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni.“Idetë e mira nuk janë vetëm te shkenctarët dhe inxhinierët. I ftoj të gjithë ti vënë kapelat e tyre të mendimit, për përkrahej të qëllimeve globale për energji të pastërt”, tha Xhejms Shtajn, drejtor i misionit të USAID-IT. 
 
“Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon aksion të përbashkët nga qeveri active në sferën e ambientit jetësor”, deklaroi Mat Stafanson, Ambasador i Suedisë.
 
“Ministria  e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, me kënaqësi e mbështet këtë sfidë klimatike e cila u tregua si një mjet I sukseshëm perms të cilit qytetarët e vendit kanë mundësi të  dorëzojnë propozime për projekte të reja që kanë për qëllim rritjen e rezistencës urbane.shpresoj se të gjith ata të cilët kanë ide se si ta reduktojnë efektin  e veprimeve të njeriut mbi natyrën do ta njohin mundësin që idet e tyre të kthehen në realizim”deklaroi me këtë rast Mnistri I Ekologjisë, Bashkim Ahmeti.
 
Idetë më inovative do të shpërblehen me grante prej 10.000 dollarësh amerikanë. Partnerët e projektit “Prej teje varet”, janë Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Ambasada e Suedisë në Shkup, USAID, Milley kontakt dhe Qendra për Risi Sociale. Për këtë konkurs qytetarët mund të aplikojnë në adresën elektronike odtebezavisi.mk .  
 
Afati i fundit për aplikim është 1 qershori i këtij viti.
 
GYLTENE SINANI