Maqedoni
Çaushi del para gjykatësit, akuzon për keqtrajtim në prokurori
15.04.2016 17:19
Zahir Bekiri- Çaush është ankuar sot gjatë seancës gjyqësore, për dhunë të ushtruar ndaj tij...

Sipas Bekirit, më 26 shkurt ai është marrrë nga burgu i Idrizovës me makinë civile dhe është dërguar në prokurorinë publike, ku për 6 orë është keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht.
Ai thotë se e kanë shantazhuar për ta detyruar të nënshkruajë në një dokument për të pranuaur se USB-në me dokumente dhe materiale ia kanë dhënë Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski.
Bekiri gjithashtu tha se prokurori Jovan Cvetanovski e ka kërcënuar me fjalët: “Do ta burgosim tërë familjen”.
Avokati I tij, Miroslav Vujiq është I habitur se përse klienti i tij nuk është në mesin e të falurve nga presidenti Ivanov .
“Nëse dikush në këtë shtet është trajtuar si bashkëpunëtor, atëherë ai person është ai që e patë. Dhe ishte njerëzore të pritet ta gjeni në listë. Mirëpo, supozoj edhe presidenti Gjorgje Ivanov ka kuptuar se nuk bëhet fjalë për këtë”, thotë avokati Vujiq.
Sipas akuzës në shtëpinë e Zahir Bekirit janë gjetur formularë për dokumente, letërnjoftime dhe dokumente tjera, pajisje për falsifikim dhe 70 mijë biseda të përgjuara.
Në këtë rast është i akuzuar edhe vëllai i tij Izet Bekiri. Seanca e radhës do të mbahet më 24 prill.
GAZMEND KURTISHI
