Maqedoni
Ivanov: Nuk tërhiqem nga vendimi për falje
15.04.2016 17:34
Presidenti Gjorge Ivanov nuk tërhiqet nga vendimi i tij i fundit për falje...

Para tri ditësh kam sjellë vendim në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit, theksoi Ivanov, sipas të cilit edhe përkundër të gjitha reagimeve, një vendim i tillë do të kontribuojë për tejkalimin e krizës politike dhe zvoglimin e tensioneve ndërmjet kundërshtarëve politik.
“Qëllimi i sjelljes së vendimit është ajo të jetë garancë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, partitë dhe përkrahësit e tyre, punën e institucioneve dhe aktivitetet e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të keqpërdoren dhe nuk do të ndikojnë në prishjen e procesit zgjedhorë.Pres që zgjdhedhjet e shpallura më 5 qershorë të jenë hyrje në një kapitulli të ri në Maqedoni” theksoi presidenti Ivanov.
Të gjithë ata që janë falur dhe nuk pajtohen me vendimin e tij për falje, Ivanov kërkoi që t’i drejtohen personalisht me shkrim që më pas ekspertët juridik të gjejnë zgjidhje.
Reagimi i Ivanovit vjen pas kërkesave të partive politike, që të rishqyrtoj vendimin e tij për abolim.
BELINDA KOKA-ADEMI
