Maqedoni

VMRO-DPMNE letër presidentit, të rishqyrtohet vendimi për abolim

15.04.2016 11:35

VMRO-DPMNE do të propozojë qe t'i dërgohet letër presidentit Gjorge Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike...

VMRO-DPMNE do të propozojë qe t'i dërgohet letër presidentit Gjorge Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për abolim ndaj politikanëve, kumtoi sot partia. Në kumtesën e lëshuar për media thuhet:
 
"Vendimi i presidentit Ivanov nuk është në pajtueshmëri me angazhimet e VMRO-DPMNE-së. Qëndrimi ynë është i qartë, çdokush që ka bërë vepër penale duhet të përgjigjet, Nga këto aspekte, VMRO-DPMNE sot do të propozojë t'i dërgohet letër presidentit Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për heqjen e procedurave penale. Gjatë ditës VMRO-DPMNE-ja do të kontaktojë me tre partitë e tjera me çrast do tua ofrojmë propozimin tonë", shkruhet në kumtesën e sotme të lëshuar nga partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE.