Maqedoni

PDSH letër Ivanovit, tërhiqni vendimin për abolim

15.04.2016 17:54

Partia Demokratike Shqiptare, në cilësinë e nënshkrueses se Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe Protokollit të 15 Korrikut...

Partia Demokratike Shqiptare, në cilësinë e nënshkrueses se Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe Protokollit të 15 Korrikut, kërkon nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, ta tërheq vendimin për falje të datës 12 Prill 2016.
 
“Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se anulimi i vendimit në fjalë do të kontribojë në tejkalimin e situatës së krijuar si dhe do të mundësonte që nëpërmjet një procesi transparent dhe të paanshëm dhe në rrugë institucionale të trajtohen të gjitha rastet”, thuhet në letrën e PDSH-së drejtuar presidentit Ivanov.
 
PDSH, thuhet më tej, vazhdon të jetë e përkushtuar për realizimin e plotë të Marrëveshjes së aritur mes katër partive politike ne vend me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.