Kulturë

Shehapi i dorëzon 200 tituj të rinj ITSHKSHM-së

15.04.2016 18:02

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve...

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i dorëzoi rreth 200 tituj të rinj të librave të ndryshëm.
 
Bëhet fjalë për botimet e fundit të edicionit “Vepra kulmore të letërsisë botërore”, pastaj botime shkencore historike, kulturore, gjuhësore, etj., të cilat do të jenë me shumë interes për hulumtuesit shkencor.
Drejtori i ITSHKSH-së,  Skender Asani, tha se ky është një kontribut i çmuar i Ministrisë së Kulturës dhe sekretarit Shehapi, me qëllim të pasurimit të fondit libror të bibliotekës sonë.
 
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se kjo ministri në vazhdimësi e ka ndihmuar ITSHKSh-në, dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tutje, për shkak se ky institut është autoritet i lartë shkencor dhe kulturor për shqiptarët e Maqedonisë, i cili meriton vëmendje edhe më të madhe nga të gjithë ne.
 
Biblioteka e ITSHKSH-së çdo ditë e më tepër po pasurohet nga fonde të ndryshme dhe nga botimet e punëtorëve shkencorë të Institutit.