Maqedoni
BE: Për zgjedhje kredibile të përmbushen 3 kushte
15.04.2016 18:05
Pas shpalljes së zgjedhjeve më pesë qershor, Bashkimi Europian porosit Maqedoninë që të përmbush tre kushte që zgjedhjet të jenë të besueshme...

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiq ka theksuar se në interes të vendit do të duhet që deri në fund të pastrohet lista zgjedhore, mediat të jenë të balancuara si dhe të ndëshkohen personat që ushtrojnë frikë ndaj votuesve.
Por sipas Kocinajçiq situata e krijuar hap dyshime për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme.
“Zhvillimet e fundit hedhin dyshimet për sigurimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Ftojmë të gjitha partitë politike të vazhdojnë bashkë në sigurimin e kushteve për zgjedhje kredibile në interes të vendit dhe qytetarëve. Kjo përfshin pastrimin e plotë të listës zgjedhore, informim të balancuar si dhe ndëshkim i gjith atyre të dyshuarve që frikësojnë votuesit. Ne do të vazhdojmë që të përcjellim situatën nga afër bashkë me OSBE – ODIHR-in dhe hapur do ta themi çdo brengosje që kemi”, tha Kocijaçiq.
Zëdhënësja e Komsionit Europian gjithashtu ka dërguar porosinë e Brukselit për ndërprerje të dhunës në Maqedoni pasi presidenti Gjorge Ivanov fali politikanë dhe bashkëpunëatorët e tyre të përfshirë në skandalin e përgjimeve.
Kriza sipas Kocijançiq mund të zgjidhet me mjete politike duke u kthyer në tavaloninën e bisedimeve.
Ndërkohë që kryetari Këshillit të Evropës Donalld Tusk ka porositur Maqedoninë që mos të lejojë për shkak të krizës së brendshme të rrezikojë raportet e saj me BE-në dhe Nato-n.
Europës I duhet Maqedoni stabile, e udhëhequr nga sundimi I së drejtës. E ardhmja euroatlantike e vendit është në rrezik, ka reaguar Tusk pas zhvillimeve të fundit në vend.
MERAL ISMAILI
