Maqedoni

Rasti “Puç”: Gjykata e apelit i jep të drejtë PSP-së

15.04.2016 18:20

Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe ka vendosur se nuk ka asnjë pengesë juridike që Gjykata penale t’ia dorëzojë prokurores speciale, Katica Janeva...

Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe ka vendosur se nuk ka asnjë pengesë juridike që Gjykata penale t’ia dorëzojë prokurores speciale, Katica Janeva, kopjet e dëshmive dhe të dhënave tjera për lëndën ”Puç”.

Siç njofton PSP-ja, me këtë vendim Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për të mos ia dhënë PSP-së dëshmitë elektronike dhe të dhënat e tjera për lëndën e lartëpërmendur.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se nuk ka bazë juridike që prokuroria publike të thirret në detyrimet për ruajtje të informacioneve të klasifikuara, pasi që kjo prokurori nuk i ka peshuar si duhet dispozitat e Ligjit për informacione të klasifikuara dhe Rregulloren për siguri administrative të informacioneve të klasifikuara.