Lista zgjedhore: MOST përshëndet vendimin e KSHZ-së
Asoacioni qytetar MOST, përshëndeti vendimin e KSHZ-së që të bëj kontroll të 124.072 votuesve...

Asoacioni qytetar MOST, përshëndeti vendimin e KSHZ-së që të bëj kontroll të 124.072 votuesve, për të cilët paraprakisht vendosi të mos jenë lëndë e asnjë kontrolli, por vlerësojnë se afatet e shkurta kohore për zbatim të kontrollit në terren mund të ndikojnë në cilësinë e Listës Zgjedhore.
Nga MOST përsërisin edhe se kushte për pastrim më të shpejt dhe efikas të Listës Zgjedhore mund të bëhen përmes miratimit të ndryshimeve të ligjeve për vendbanimet dhe vendqëndrimet, letërnjoftimet, procedurës së përgjithshme administrative dhe për kontestet administrative, ndryshime të cilat ata i kanë propozuar këtë muaj.
Asociacioni qytetar njëherit vlerëson se nëse zgjedhjet mbahen pa u publikuar Lista zgjedhore në formën e paraparë nga Lista Zgjedhore qytetarët, thonë ata, nuk do të kenë besim në listën, e cila është një nga kushtet për zbatimin e zgjedhjeve të kredibile.
