Maqedoni

KSHZ:Të gatshem për zgjedhje, kryetari lëshon mbledhjen

15.04.2016 21:54

Me gjashtë vota "për" dhe pa praninë e anëtarëve të LSDM-së dhe kryetarit Aleksandar Çiçakovski, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Me gjashtë vota "për" dhe pa praninë e anëtarëve të LSDM-së dhe kryetarit Aleksandar Çiçakovski, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi vendimin se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor. Antarët e tjerë të KSHZ-së njëzëri miratuan mendimin.
 
“KSHZ të miratojë konstatim nëse është e gatshme të zbatojë zgjedhje të drejta dhe demokratike më 5 qershor të vitit 2016. Kush është “për”. Konstatoj se nga gjithsej gjashtë antarë të pranishëm të gjithë votuan “për””, shprehet nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca.
 
Ndërkaq  kryetari, Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarët e LSDM-së, u larguan nga mbledhja para se të fillojë votimi. Sipas tyre KSHZ akoma nuk është e gatshme me regjistrin zgjedhorë.
 
“Miratimin e konstatimit se ne kemi përfunduar me kontrollin e Regjistrit Zgjedhorë nuk do ta mbështes. Teknikisht ne si KSHZ dhe un si kryetarë mun të theksoj se jemi të gatshëm mirëpo në këtë çështje përfshihet edhe pregaditja e Regjistrit Zgjedhorë dhe un nuk do të marr pjesë në votim”, shprehet kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. 
 
“Sot është shpallur mbajtja e zgjedhjeve ndërsa ne këtu bisedojmë nëse ka kushte për zgjedhje. Kjo nuk ka kuptim. Jemi shum larg nga të përgaditur”, shprehet antari i LSDM-së në KSHZ-së, Igor Milev. 
 
Antarët e Komisionit Shtetrorë të Zgjedhjeve pasditën e sotme u takuan ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejli dhe atë të BE-së Aivo Orav.
 
Sipas antari të KSHZ-së Atanas Urumov nga radhët e ekspertëve ata kanë kërkuar që KSHZ të dalë me qëndrim përfundimtar rreth asaj nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje.
 
Në seancën e sotme KSHZ gjithashtu miratoi edhe raportin lidhur me progresin e të dhënave nga kontrolli në terren dhe administrativ.
 
NAIM RAMADANI