TRADHËTIA

Cili vend evropian tradhton më shumë?

05.03.2014 12:44

55% e burrave francezë dhe 55% e italianëve thanë se kanë tradhëtuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Por vetëm 33% e grave franceze dhe 44% e grave italiane thanë të njëjtën gjë......

Instituti Francez për Opinionet Publike dhe Gleeden, një rrjet takimesh për njerëz që kërkojnë lidhje, anketoi 4879 njerëz nga Franca, Italia, Gjermania, Spanja dhe Belgjika. 55% e burrave francezë dhe 55% e italianëve thanë se kanë tradhëtuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Por vetëm 33% e grave franceze dhe 44% e grave italiane thanë të njëjtën gjë.

Studimi po ashtu synoi të gjente nëse tradhëtuesit ishin penduar por doli se vetëm pak prej tyre ndiheshin kështu. Italianët ishin më pak të penduarit. Vetëm 26% e burrave dhe 27% e grave ishin penduar për sjelljen e tyre. Në Francë, 32% e burrave dhe 21% e grave pranuan se ndiheshin fajtorë.

“Kultura jonë nuk është e ashpër kur bëhet fjala për tradhëti, krahasuar me vendet anglosaksone,” tha psikologia Maryse Vaillant, e cila ka shkruar për tradhëtinë në Francë.

“Ne ndryshojmë nga ShBA, ku tradhtia ndaj gruas shihet si diçka e keqe, si nga gruaja, nga ai që tradhton dhe nga gjithë komuniteti. Atje, njerëzit divorcohen dhe rimartohen ndërsa në Francë kemi njerëz të martuar dhe me marrëdhënie jashtë martese.”

Kërkimi gjeti se vetëm 47% e francezëve besonin se tradhtia ishte “e papranueshme moralisht”, krahasuar me 84% të amerikanëve.