Maqedoni

Vazhdojnë protestat kundër vendimit për falje

15.04.2016 22:03

Mijëra qytetarë nën moton “Ska drejtësi ska paqe”, kanë protestuar edhe sot kundër vendimit të presidentit Gjorgjre Ivanov, për rë aboluar të gjithë politikanët të cilët kjanë nën hetime...

Protestuesit fillimisht u mbledhën para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike, ku treguan mbështetjen e tyre për këtë insitutcion.

Më pas masa e protestuesve të revoltuar vazhduan protestën e tyre para kuvendit të R-së Maqedonisë, por ata iu ndalën para portës triumfale, pasi që kordonet policore e kishin bllokuar gjithë vendin dhe tërë rrugët që shpien deri te kuvendi i Maqedonisë.

Protestuesit kërkuan tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, por kërkuan edhe dorëheqjen e tij.

Protesta nuk mbaroi këtu, pasi që protestuesit vazhduan revoltin e tyre para qeverisë së Maqedonisë, por edhe këtu policia kishte bllokuar rrugën afër 800 metra para objektit të Qeverisë, por më pas kordoni policor u tërhoq dhe qytetarët vazhduan protestën e tyre para qeverisë me thirjjet “shtet kriminel”, “Ska drejtësi Ska Paqe”, “Dorëheqje Ivanov”.

Gjatë protestave nuk është vërejtur ndonjë incident, pos disa konflikteve verbale me policinë dhe gjujtje të vezëve në drejtim të portës triumfale në qendër të Shkupit. 

ERSAN PAJAZITI