Maqedoni

Shkup: Protestuan edhe përkrahësit e pushtetit

15.04.2016 22:11

Lëvizja e qytetareve për mbrojtjen e Maqedonisë, në mënyrë të qetë edhe sot ka shprehur revoltën e tyre kundër opozitës dhe liderit të saj Zoran Zaev...

Lëvizja e qytetareve për mbrojtjen e Maqedonisë, në mënyrë të qetë edhe sot ka shprehur revoltën e tyre kundër opozitës dhe liderit të saj Zoran Zaev i cili sipas tyre me këmbëngulje kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare me 5 qershorë.
 
Ata kanë tentuar të depërtojnë deri te selia e LSDM-së por janë penguar nga policia.
 
Gjatë kësaj proteste nuk janë regjistruar incidente, gjithçka është zhvilluar në mënyrë të qetë.
 
Protestuesit që mbështesin lëvizjen për mbrojtjen e Maqedonisë kanë shprehur mbështetjen edhe për vendimin e Kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski.
 
Para të qytetarëve të tubuar kanë dërguar mesazhe kundra protestuesve edhe disa anëtarë të lëvizjes qytetare.
 
“Po u a dërgojmë porosin për të cilën kemi ardhur këtu sonte. Hajde në Zgjedhje. Ne kemi qen gjithmon në anën e drejt dhe ata në anën e gabuar. Le ta dinë se ata po e shkruajn historin jo vetëm për veten e tyre por këtë turp ata do ta trashëgojnë edhe për pasardhësit e tyre”, shprehet Toni Mihajllovski.  
 
Lëvizja qytetare mbështet fuqishëm vendimin përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershorë, që sipas tyre është e vetmja mënyrë për daljen nga kriza dhe do të mundësojë që qytetarët të vendosin për demokracinë e vendit.
 
BESIM ABDULLAI