“Le të vazhdojë buzëqeshja“, “Kalliri i Miresisë” fillon fushatën “ java e jetimit”

16.04.2016 13:51

Deri më 20 prill, Organizata humanitare Kalliri I Mirësisë , do të organizoj fushatën Java e jetimit me moton”Le të vazhdoj buzëqeshja”...

Kryetari i kësaj organizate Rufat Sherifi theksoi se kjo kategori e fëmijëve janë ata të cilët meritojnë më shumë buzeqeshje.

“Ne shpresojmë se pasi të përfundon kjo fushatë në të arijmë që të jemi edhe më afër kësaj kategori të fëmijëve  që buzëqeshja e tyre mos të jetë periodike  që lumturia e tyre most e jete periodike por të kalojmë në zgjedhjen e problemeve të këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre që ata cdo her te ndjehen të lumtur” – deklaroi kryetari i OH “Kalliri I Mirësisë”, Rufat Sherifi.

Si mysafirë të organizatës humanitare kalliri I mirësisë janë fëmijët nga Shqipëria Kosova Mali I zi  si dhe  organizata humanitare nga vendet fqinjetj. Ata vizituan komunën e Çairit dhe kanë  mbjellur fidane në oborin e ndërtesës së OH  “Kalliri I Mirësisë”.

“Është hera e parë që marrë pjesë në një aktivitet të tillë, është hera e parë që vizitoj Shkupin” – tha Anxhela Murati nga Shqiperia.

“Kam qenë edhe në vitin e kaluar por edhe për këtë vitë më’ kan zgjedhur. Ndërsa në vitin e kaluar kam kaluar shumë mirë besoj se edhe këtë vitë” - tha Vesa Bytyqi nga Kosova.       

“Kjo është hera e dytë që vi këtu në Maqedoni dhe shpresoj se do ja kalojmë mirë si heren e kaluar” – tha Aida Kuq nga Sanxhaku.                                                      

“Unë jamë e kënaqur që do të mar pjesë në këtë program  dhe do të njoftoj shoqe nga shqipëria kosova edhe nga vendet tjera” – tha Halide Iseni nga Shkupi.            

Pjesë e javës së jetimit do të jetë shëtitja në Shkup dhe ekskursioni dyditor, në të cilin fëmijët do t’i vizitojnë qytetet e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Ohrit dhe Strugës. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)