Japoni, 29 të vdekur nga tërmeti

16.04.2016 12:55

Bilanci i përkohshëm nga tërmeti që goditi dje jugperëndimin e Japonisë arriti në 29 persona, ndërkohë që nga tërmeti i pardjeshëm u regjistruan 10 të tjerë, njoftuan sot autoritetet lokale...

“Të paktën 29 persona kanë humbur jetën deri tani”, tha Mariko Kuramitsu, funksionar në prefekturën e Kumamotos. Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë të shkallës Rihter goditi dje jugperëndimin e Japonisë. Autoritetet iu drejtuan thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale për të mos u afruar në brigjet e detit dhe për t’u larguar nga ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës.