Analistët për daljen nga kriza politike, Ivanov të tërheqë faljet, të shtyhen zgjedhjet

16.04.2016 15:18

Edhe pse presidenti Ivanov dje ishte decid se nuk do të tërheqë vendimet për abolim, analistët vlerësojnë se vendi mund të dalë nga kriza politike vetëm nëse Ivanov tërheq vendimin e tij si dhe të shtyhen zgjedhjet e 5 qershorit...

Njohësit e zhvillimeve politike, Bashkim Bakiu dhe Denko Malevski thonë se presidenti shkaktoi përçarje të shoqërisë në Maqedoni. Bakiu potencon se rol të rëndësishëm në këtë situatë do të duhet të luaj edhe faktori politik shqiptar.

Sipas Malevskit dhe vetëm një vendim ndryshe për vërtetimin e drejtësisë do të mund që të unifikonte popullatën dhe të stabilizonte shtetin.  

“Njëherë vetë kryetari i shtetit të tëheqë këtë vendim të tij, pastaj me veprime të ndryshme liderët ose partitë politike të shkaktojnë një pamundësi për realizmin e zgjedhjeve dhe këtu nuk duhet të nënçmohet edhe roli i faktorit shqiptar si dhe rëndësia e faktorit shqiptarë për të marrë pjesë qoftë në ndërtimin e shtetit, qoftë në krijimin e një fillimi të ri”  - tha politokologu, Bashkim Bakiu.   

“Shoqëria në Maqedoni e as politika s’mund të unifikohet rreth idesë për faljen e krimit. Ky nuk është faktor që unifikon. Në qoftë se bënte thirje për vërtetimin e drejtësisë ose principit të drejtësisë atëherë për këtë do të mund që të arrihej ndonjë konsensuz shoqëror. Tani mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i opoziës, a do të mbeten ata më tej në qëndrimin e tyre për të bojkotuar zgjedhjet ose do të ndryshojnë qëndrimin” – tha analisti politik, Denko Malevski.                                                                                                        

Sipas analistëve zgjidhja e problemit nëpërmjet protestave shikohet si alternativë si pasojë e mos funksionimit të institucioneve. Ata presin shtimin e trysnisë ndërkombëtare që mos të përshkallëzohet kriza.                                                            

“Ndoshta është formë që mund ti pamundësojë ose të bëjë presion deri tek liderët politik që të marrin një veprim konkret për ndërprerjen e zgjedhjeve, përndryshe ne do të futemi edhe në një krizë tjetër ku besoj se faktorët ndërkombëtarë do të dnërmarin edhe hapa më konkret për izolimin qoftë të shtetit ose figurave politike” – u shpreh politokologu, Bashkim Bakiu.   

“Kjo periudhë është tejet serioze. Kur praktikisht shkatërohen gjitha përpjekjet e brendshme dhe të faktorit ndërkombëtarë për bashkim të shoqërisë në Maqedoni sa I përket principeve të demokracisë dhe drejtësisë, atëherë nuk u mbetet alternativë përpos që të shtojnë trysnitë e tyre. Nëse na lënë  vetë të vendosim që të shkohet në zgjedhje me protesta për çdo ditë, atëherë zgjedhjet do të kalojnë në diçka që është në kundërshtim me përpjekjet për stabilitet dhe do të destabilizojnë akoma më shumë vendin” deklaroi analisti politik, Denko Malevski.                                                                                      

Analistët ripërsërisin masat e mundshme ndëshkuese të faktorit ndërkombëtarë ndaj Maqedonisë sikurse bllokimi i llogarive bankare të figurave politike, t’u pamundësohet udhëtimi në vendet e Unionit Europian apo edhe kufizime financiare që do të dëmtojnë vetë shtetin. (Meral Ismaili, TVM2)