KARRADA-IRAK
Së paku 10 të vrarë në Irak
05.03.2014 13:18
Bombat eksploduan në një treg të hapur në lagjen veriore Shab dhe në pjesën komerciale Karrada, transmeton rel............

Së paku 10 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga disa sulme me bomba në hapësirt me popullatë shumicë shiite, në kryeqytetin Bagdad në Irak.
Bombat eksploduan në një treg të hapur në lagjen veriore Shab dhe në pjesën komerciale Karrada, transmeton rel.
Shpeshherë xhihadistët sunitë i kanë marrë në shënjestër pjesëtarët e shumicës shiite irakiane, të cilët i konsiderojnë të pafe.
Agjencia AFP raporton se së paku 1800 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak gjatë këtij viti.
