Han nga Uashingtoni me porosi, partitë politike ti kthehen tryezës së bisedimeve

16.04.2016 15:37

Komisioni Evropjan fton të gjitha partitë politike të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të mendojnë për zgjedhje ferr dhe demokratike, në të kundërtën, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta njoh qeverinë që do të formohet pas zgjedhejve të 5 qershorit....

Kështu është shprehur eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn, në fjalimin e tij në  institutin Brookings në Uashington. Ai thekson se është i zhgënjyer nga zhvillimiet politike të fundit në vend.

“Fakti se tash zgjedhjet e 5 qershorit janë nën situatë të rëndë  dhe sinqerisht nuk e di se si do të jetë pas zgjedhjeve. Mendoj se vetëm mundem t’i thërras partitë politike  dhe shoqërinë civile, por në vecanti partitë politike që të kthehen  në tryezën e bisedimeve dhe të përkushtohen në prespektivën evropjane të vendit. Nëse nuk punojnë së bashku dhe  dhe nuk mbeten të fokusuar në zgjedhje ferr,  qeveria e re nuk do të pranohet nga bashkesia ndërkombëtare. Të gjithë duhet ta kuptojnë se cka është problemi. Shpresoj se mundemi ta përcjellim këtë mesazh” – deklaroi eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn.

Duke mos premtuar konkretisht, Hahn  ka thënë se ai së bashku me tre eurodeputetët, do të provojnë edhe njëherë ti ulin bashkë krerët e partive politike për të zgjidhur krizën.

“Anëtarët e Parlamentit Evropjan dhe unë do të provojmë të bëjmë edhe një hap  që t’ i bëjmë bashkë dhe të ndërmjetësojmë. Nuk mundem të premtoj asgjë, pos shpresoj se shkalla shkallë njerëzit në rajon dhe në disa vende të tjera do të kuptojnë se demokracia nënkupton të arrihet marrëveshje dhe kompromis dhe jo të ketë qëndrim të fituesit dhe humbësit. Në të kundërtën asnjëherë nuk do të jeni të suksesshëm. Njerëzit në rajon meritojnë ardhmëri më të mirë ndërsa kjo mund të arrihet vetëm nëse ka ardhmëri të qartë evropjane. Kjo përfshin kuptim evropjan apo demokratik të sundimit të së drejtës. Kjo mendoj se është përgjigje e faljes gjithëpërfshirëse nga ana e presidentit Ivanov” – u shpreh eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn..

Duke folur për politikën e zgjerimit të BE-së, Hahn ka thënë se axhenda është e hapur, ndërkaq vendeve aspirate ju takon të zhvillojnë proceset e integrimit dhe realizimin e reformave. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)