KSHZ miratoi afatet që duhet t’i respektojë
Sipas afateve që miratoi KSHZ, nga 25 prilli deri më 9 maj Regjistri Zgjedhorë do t’i nënshtrohet shqyrtimit publik...

Me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me 7 vota “për” dhe pa prezencën e antarëve të LSDM-së në seancën e sotme ka miratuar afatet që duhet t’i respektojë në kuadër të organizimit të zgjedhjeve më 5 qershor.
Sipas afateve që miratoi KSHZ, nga 25 prilli deri më 9 maj Regjistri Zgjedhorë do t’i nënshtrohet shqyrtimit publik ndërsa i gjithë procesi duhet të përfundojë më 20 maj.
“Më 9 maj përfundon procesi i shqyrtimit publik, pastaj kemi plus 5 ditë të cilat u jepen partive politike për shqyrtim dhe kërkesat e tyre dhe pastaj sërish një kohë prej 3 ditësh që ka KSHZ-ja dhe 24 orë që ka gjykata administrative afat mund të them se me 20 maj ne duhet ta përfundojmë gjithë procesin e listës së zgjedhësve që do të thotë se deri më 20 maj është i hapur procesi i pastrimit të listës zgjedhore” – deklaroi Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Deri më 9 maj duhet të plotsojnë formularët edhe edhe shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votes.
“Prej ditës së sotme fillon edhe afati deri më 9 maj që gjithë qytetarët e RM-së të cilët janë jashtë vendit më shumë se tre muaj kanë të drejtën që të plotsojnë formularet e nevojshme dhe të paraqiten që të shfrytzojnë të drejtën e votes së tyre që të votojnë në diasporë” - deklaroi Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
11 maji është dita e fundit kur partitë politike dhe personat që kanë grumbulluar nënshkrime do të duhet t’i dërgojnë listat e tyre për kandidim. Fushata zgjedhore fillon me 16 maj dhe përfundon më 3 qershorë. (Naim Ramadani, TVM2)
