Dibër, rikonstruimi i Banjave të Dibrës “Capa”
Rikonstruimi i banjave te Dibres, “Capa”, në prerjen e shirit edhe lideri BDI-së, Ali Ahmeti...

Edhe pse vetitë curative të banjave të dibrës capa janë fenomenale dhe mbajnë primatin lider në europë, pikërisht aty sot u vunë në funksion edhe 1200 metër katror hapsirë të rikonstruura në një stil modern e të pranueshëm për të gjithë.
Hapjen e punimeve të rikonstruuara e Bëni Pronari Mexhit Capa së bashku me Liderin e Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe struktura të larta të kësaj Partie.
Ndërkaq Kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata theksoi se Banjat e Dibrës kanë rëndësi ekonomike, politike e sociale, sepse çdo ditë e më tepër vjen duke u ritë numri i të punsuarve , poashtu banjat qytetit të dibrës ia kthejnë imazhin që e ka patur dikur.
Mexhit Capa nënvizoi se deri në vitin e ardhshëm do të ndërtojmë në banjën e Kosovrastit edhe mbi 5 mijë metër katror Akua qendrën e cila sëbashku me rrugën e arbërit do të ritnin edhe më shumë turizmin dhe zhvillimin ekonomik të dibrës. (Atli Dema, TVM2)
