MERKATO
Interi konfirmon transferimin e Vidiqit
05.03.2014 16:23
Vidiq do t`i bashkohet klubit italian gjatë verës kur atij do t`i skadojë kontrata me kampionin e Premier Ligës……..

Interi përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka transferuar mbrojtësin serb të Mançester Junajtedit, Nemanja Vidiq si lojtar i lirë.
Vidiq do t`i bashkohet skuadrës “axurre” vetëm gjatë verës, kur atij do t`i skadojë kontrata me kampionët e Anglisë.
Vidiq me Interin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare në vlerën e 3 milionë eurove në vit.
