Vazhdojnë protestat kundër vendimit për falje

16.04.2016 20:08

Kanë vazhduar edhe sot protestat e qytetarëve për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov...

Kanë vazhduar edhe sot protestat e qytetarëve  për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, për të aboluar të gjithë politikanët të cilët janë nën hetime.

“Ska drejtësi ska paqe”, “Kërkojmë dënim për kriminelët”, “Asnjëherë më kësi lloj qeverisje”, “Na e ktheni shtetin”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve protuestues përpara Gjykatës Speciale Publike, të cilën njëherit i jepnin përkrahje dhe mbështetje institucionit të Prokurorisë Speciale Publike. 

Më pas masa e protestuesve të revoltuar vazhduan protestën e tyre para kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilëve iu drejtua lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Jemi këtu për t’ju dhënë mbështetje protestuesve që i organizojnë OJQ-të. Kjo rritje nuk mund të ndërpritet dhe më shumë do të intensifikohet dhe  zhvillohet.  Sapo më lajmëruan se edhe në qytetet tjera zhvillohen  protesta. Shpresoj se do të jemi të kujdeshshëm  njerëz para së gjithash,  pa përdorur dhunë do të shprehim revoltën. Marrëveshja e përszhinës është e shkelur ndërkaq vendimi i Ivanovit  turp  është për Maqedoninë” – tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Protestuesit kërkuan tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, dhe dorëheqjen e tij. Protestuesit shprehën revoltin e tyre edhe para qeverisë së Maqedonisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)