Kosovë-Maqedoni, kufiri vetëm me letër njoftim biometrik
Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin kufitarit midis dy vendeve me letërnjoftime biometrike ka filluar të zbatohet në praktikë...

Marrëveshjen midis dy vendeve e kanë cilsuar si harmonizim me praktikat europiane dhe dëshmi për fqinjësi të mirë zv/ministrant e brendshëm të të dy vendeve.
“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal kërkon një revidim të vazhdueshëm të politikave në fushat të cilat nëmënyrë direkte i prekin shtetet tona, ndryshime dhe harmonizim të mëtutjeshëm të rregullave në pajtim me legjislacionin europian, forcimin dhe thellimin e bashkpunimit të institucioneve kompetente, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira” – tha- zv.ministri i brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu.
“Nga sot qytetarët e dy vendeve do të lëvizin pa bariera ashtu siç e kërkojnë shum akte ndërkombëtare, ashtu siç e kërkojnë ligjet pozitive të dy vendeve respektive dhe ashtu çfarë e kërkon një bashkpunim i mirfilltë rajonal dhe më gjërë” – deklaroi zv.ministri i brendshëm i Kosovës, Valdet Hoxha.
Qytetarët që kaluan pikat kufitare në vendkalimet Bllacë dhe Jazhicë shprehen:”Sot është hera e parë që po kalojmë me letërnjoftim dhe shum mirë është”.
“Mirë shumë, është dashtë ndodhë më herët, është me vonesë megjithatë mirë”.
“Spo shoh ndonnjë procedurë që është më e lehtë, po mendoj prap duhet prit, prap me identifiku, spo shoh ndonjë procedurë që është më e lehtë, ndoshta për shkak se veç pasaportën nuk duhet me dhën por prap letra”.
“Me letërnjoftim shum mirë por të hiqet krejt do të ishte shum më mirë”.
“Shum mirë, gjë më të mirë nuk ka, shyqir që ndodhi”.
Marrëveshjen për kalimin e kufirit me letërnjoftime Maqedonia dhe Kosova e kanë nënshkruar më 8 shkurt të këtij viti ndërsa marrëveshje të ngjajshme Maqedonia ka edhe me vendet tjera në rajon si Shqipërinë Sërbinë dhe Malin e Zi. (Naim Ramadani, TVM2)
