Vendimi i Ivanovit për falje, OEMVP: Po shfaqen shenja negative në ekonomi
Nga vendimit i presidentit Ivanov për të aboluar të gjithë politikanët në vend, po shfaqen shenjat e para negative edhe në sferën e ekonomisë, vlerësojnë ekspertët...

Kjo situatë në të cilën ndodhet vendi ndikon negativisht ne bërjen e biznesit, pasi që kompanitë të cilat kanë strategjitë e tyre afatgjate për të bërë investime të reja apo për të zgjeruar biznesin hezitojnë dhe presin që kjo situatë të përfundon sa më herët, vlerëson kryetari I OEMVP-së Nebi Hoxha.
“Për investimet e huaja për të bërë investime në vendin tonë ka një regres në këtë pikpamje pasi që agjencioni për investime të huaja bën promovimin në njërën anë kurse në anën tjetër nga situata e krijuar politike të gjitha ato mundime nuk kanë një efekt për shkak se kjo situatë e tensionuar krijon mundësi që kompanit të jenë shumë të kujdesshme në mendime apo planet e tyre për të bërë investime të reja” – tha kryetari i OEMVP-se, Nebi Hoxha.
Pronarët e kompanive të cilët bashkëpunojnë me kompani të jashtme thonë se prej ditës që presidenti ka marrë vendimin për të falur politikanët, ka 50% rënie të shitjes, por ka edhe ankesa nga kompanitë e jashtme.
“Për këto dy ditë që ka ndodhur kjo ne kemi rënie 50% në prodhim ku kjo rënie është tregjike , kompanit e jashtme si pikë e parë ndëgjojnë problemet me doganat problemet lart e poshtë që kanë kompanit tona dhe nga kjo nuk mendojnë që të vijnë këtu” – deklaroi nënkryetari i OEMVP-së, Nagip Fejzi.
Kominiteti i biznesit apelon deri tek aktorët politik të jenë më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, për shkak se çdo vendim i gabuar mund të ndikoj negativisht edhe në sektorin e biznesit, si dhe mund të krijohet krizë ekonomike. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
