Ndalim importit të makinave të vjetra, nga 1 Qershori, vetëm makina me euro standard 4

17.04.2016 14:33

Po afrohet afati kur do të ndalohet importi i veturave të vjetra me euro standard 3 dhe do të lejohet vetëm importi i veturave me Euro standard 4 dhe mbi këtë standard...

Sipas vendimit qeveritar , nga 1 qershori të këtij viti , në Maqedoni nuk do të lejohet importi i  veturave me euro standard 3, që do të thote  se nuk do të mund të importohen prej shteteve te huaja,  vetura më të vjetra se të  vitit 2004.

Sipas Naim Vrenezit ideja e këtij vendimi është që të kemi siguri më të madhe në komunikacion  per shkak se automjetet e vjetra konsiderohen si një nga ndotësit kryesore të ajrit.

Veturat e importuara me standarde me të ulta,  deri 30 qershor kanë obligim që të njejtat ti regjistrojnë, të mbarojne procedurat e doganimit të tyre dhe procedurën e homologimit.

Nëse një gjë të tillë nuk arrijnë ta bëjnë , nuk do të kenë mundësi që t’i regjistrojnë veturat e tyre.

“Ky vendim është i qeverisë i miratuar në vitin 2013, pika e parë ishte të ndërpritet importimi i veturave me euro standard 2 dhe ky import kufizohet deri në fund të vitit 2014.  Nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2016 u lejua importi i veturave me euro standard 3 deri ne fund të muajit qeroshor do të ndalohet edhe importi me ket standard don te thote euro standard 3. Pas muajit qershor të këtij viti vetura do të lejohet te importohet me euro standard 4 e me lart. Ideja e këtij vendimi është që të kemi pika e parë siguri më të madhe në komunikacion , ideja gjithashtu shumë e rëndësishme është të  kemi një ambient sa më të pastër jetësor” – deklaroi Naim Vrenezi nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërsa sa i perket veturave të cilat  nuk kanë standard euro 4 ato do të vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrugët e Maqedonisë.

“Veturat të cilat tashme janë në përdorim dhe janë të importuara para datave që i ceka më parë,  ato do të vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë, por vetura të tilla nuk do të mund të importohen pas 1 korrikut.  Të gjithë ata që kanë blerë apo  importuar vetura të tilla  deri 30 qershor kanë obligim që të njejtat ti regjistrojnë,  të mbarojnë procedurë e doganimit të tyre dhe proceduren e homologimit nëse një gjë të tille nuk arrijnë të bëjnë deri me 30 qershor nuk do të kenë mundësi që ti regjistrojnë veturat e tyre në Republikën e Maqedonisë” – tha Naim Vrenezi nga Ministria e Ekonomisë.

Është rritur importi i mjeteve transportuese të përdorura, importuesit e automjeteve thonë se kjo rritje e dukshme për makinat e përdorura në muajt e parë është për shkak të ashpërsimit të kritereve ekologjike, të cilat do të zbatohen nga fillimi i qershorit të këtij viti.

Sipas  të dhënave të  Drejtorisë  së  Doganave, në tre mujorin e parë të këtij viti janë importuar 1013 vetura të reja dhe 6941 vetura të përdorura, ndërsa në vitin 2015 janë importuar 4244 vetura të reja dhe 23196 vetura të përdorura. (Gazmend Kurtishi, TVM2)