Dita botërore e hemofilisë
Çdo vit më 17 prill, në të gjithë botën kujtohet Dita Botërore e Hemofilisë...

Edhe në vendit tonë u shënua kjo ditë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi Hemofilinë dhe sëmundjet hemorragjike të trashëgueshme të gjakut. Nga shoqata e hemofilistëve thonë se tani e kanë më lehtë për ti gjetur barnat për hemofili apo çrregullime te mpiksjes se gjakut.
Njëkohësisht me këtë rast kërkojnë trajtim të barabartë si shoqëri, me cka thonë se kjo nuk është sëmundje por një gjendje organizmi.
“Më parë tek ne ishte shumë problem për gjetjen e faktorëve dhe ilaceve, por tani kërkojmë që në aspektin social të jemi më të pranueshëm, nuk kërkojmë ndonjë tretman special por të na pranojnë si shoqëri e barabartë” – deklaroi Mike Rajçevski nga Shoqata e hemofilistëve.
Sipas të dhënave nga Federata Botërore të Hemofilisë, në Maqedoni janë rregjistruar 211 persona me hemofili A dhë 104 persona me hemofili B, ndërsa në nivel botëror 1 në 1000 persona në nivel global kanë problem me mpikse te gjakut, apo siq njihet ne mjeksi, koagulapati.
Data 17 prill për shënimin e ditës së hemofilisë është zgjedhur në kujtim të datëlindjes së themeluesit të saj, Frank Schnabel.(Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
