Siri, avionët rus bombardojnë një qendër të banuar
Nga Mborjtja Civile në Halep thuhet se avionët rus kanë bombarduar një qendër të banuar në Meshhed të Halepit, rajon ky i cili është nën kontrollin e kundërshtarëve të regjimit të Asadit....

Si pasojë e këtij sulmi 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe 23 të tjerë të plagosur. Burimet thanë se ekipet e shpëtimit po mundohen të nxjerrin 3 persona të cilët janë të bllokuar nën gërmadhë, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalet e improvizuara më të afërta.
''Rusët vazhdojnë të ndihmojnë regjimin në Halep'' Jasir Ebu Ammar, një aktivist në Halep ka thënë për gazetarin e AA se avionët rus kanë sulmuar vendbanimin Salahaddin për ti ardhur në ndihmë forcave të regjimit të Asadit.
''Që prej mëngjesit deri më tani bien bomba mbi Salahaddin. Avionët rus nga ajri dhe regjimi i Asadit nga toka. Rusia vazhdon të ndihmojë forcat e regjimit të Asadit në veri dhe në jug të Halepit'' ka shtuar në fjalën e tij Ammar.
