Zgjedhjet, KSHZ duhet të ndjek afatet ligjore
Me shpërndarjen e kuvendit republikan ka filluar edhe detyrimi për respektimin e kalendarit ligjor që ka të bëjë me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme...

Sipas këtij kalendari KSHZ duhet që më 26 maj të paraqesë Regjistrin Zgjedhorë final ndërkohë që janë vërtetuar edhe datat tjera të cilat me dispozita ligjore, rregullojnë periudhën parazgjedhore.
Sipas afateve ligjore duke filluar nga 25 prill deri më 9 maj - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet ta publikojë Regjistrin Zgjedhor për kontrollim publik.
14 maj - Lista ju dorëzohet partive politike të cilat më 19 maj duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshierje të të dhënave.
Më 26 maj - Lista përfundimtare e zgjedhësve
Më15 maj - Vërtetohen listat për deputetë
Më 16 maj - Fillon fushata zgjedhore.
Më 2 qershor - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet ta dorëzojë materialin votues te Komisionet zgjedhore komunale.
Më 4 qershor - Komisionet zgjedhore komunale obligohen ta dorëzojnë materialin zgjedhor te Këshillat zgjedhor në territorin e Maqedonisë.
Gjithashtu më 4 qershor - Votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe votuesit e diasporës.
Ndërkohë më 5 qershor - Votohet për përbërjen e re të Kuvendit. (Naim Ramadani, TVM2)
