Montexemolo: Pres me padurim garën e Melburnit
Një deklaratë që vjen pas problemeve të shumta që kanë patur makinat gjatë testeve të fundit, përfshi edhe vetë kokëkuqen e Maranelos……….
“Do të jetë interesante të shohim se sa makina do të shkojnë në finish në garën e pare sezonale, atë të Melburnit”, ka qenë deklarata e presidentit të Ferrarit, Luka di Montexemolo.
Një deklaratë që vjen pas problemeve të shumta që kanë patur makinat gjatë testeve të fundit, përfshi edhe vetë kokëkuqen e Maranelos.
“Janë shumë gjëra të reja që aplikohen për herë të parë këtë vit. Disa prej tyre I kemi bërë, disa të tjera ende jo. Një projekt i komplikuar”, - tha më tej Montexemolo.
Ai shton se testet e kryera në Spanjë dhe Bahrein kanë qenë të rëndësishme për të parë se deri ku mund të shkojnë makinat.
“Mua nuk më intereson se çfarë bëjnë të tjerët edhe pse është e qartë që nga ana e besueshmërisë të gjitha makinat lënë për të dëshiruar. Ndaj, do të shohim një garë interesante në Australi, pasi nuk dihet ende se sa makina do të përfundojnë garën”, - deklaroi presidenti i kokëkuqes. (sportekspres.com)