Maqedoni

Në "Alo mjek" javën e kaluar 1.389 thirrje

18.04.2016 09:25

Shtypje e ngritur e gjakut, kokëdhimbje, ftohje, reagime alergjike, simptome të dhimbjes dhe temperaturë e ngritur e trupit...

Shtypje e ngritur e gjakut, kokëdhimbje, ftohje, reagime alergjike, simptome të dhimbjes dhe temperaturë e ngritur e trupit, janë simptomet më të shpeshta për të cilat janë ankuar pacientët të cilët javën e kaluar kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo mjek!".
 
"Javën e kaluar janë realizuar gjithsejt 1.389 thirrje dhe të cilëve që janë paraqitur të kërkojnë këshillë mjekësore, u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike.
 
Linja është e kapshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të përkeqësimit të shëndetit. Këshilla mjekësore japin 25 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga të gjitha qytetet e vendit.
 
Prej kur ka filluar të punojë linja telefonike për këshillë mjekësore, gjithsejt ka pasur 87.753 thirrje/mia