Botë
Numri i viktimave nga tërmeti në Ekuador arriti në 272 persona
18.04.2016 09:50
Bilanci i viktimave nga tërmeti i djeshëm i fuqishëm në Ekuador arriti në 272 persona dhe mund të rritet...

Bilanci i viktimave nga tërmeti i djeshëm i fuqishëm në Ekuador arriti në 272 persona dhe mund të rritet, deklaroi presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit.
"Kjo është tragjedia më e madhe në 67 vitet e fundit. Po bëhen përpjekje për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja", theksoi Korea, i cili e ndërpreru vizitën në Itali dhe menjëherë u kthye në vend.
Ai theksoi se deri më tani është konfirmuar vdekja e 272 personave, ndërsa 2.068 janë lënduar, duke shtuar se së shpejti në rajonet e rrezikuara pritet të arrijnë dy spitale mobile.
Në gjashtë provinca në vend është shpallur gjendje e jashtëzkaonshme.
Minsitri ekuadorian i Drejtësisë, Ledi Suniga deklaroi se rreth 100 të burgosur ikën nga burgu pas tërmeetit, prej të cilave 30 ishin arrestuar në qytetin Portovieho, në provincën Manabi, që ishte një ndër të godituirat më rëndë nga tërmneti me intensitet prej 7,8 ballëve.
Një numër i madh i vendeve nga rajoni, mes të cilave Bolivia, Kolumbia dhe Venezuela, tashmë dërguan ndihmë humanitare për Ekuadorin./mia
