Botë
Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar në zjarrin që përfshiu një rafineri në Turqi
18.04.2016 10:11
Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në zjarrin në rafinerinë për naftë "Tuprash" në qytetin Izmit...

Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në zjarrin në rafinerinë për naftë "Tuprash" në qytetin Izmit, në Turqinë veriperëndimore, njoftoi televizioni turk NTV.
Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në orën 22:40 sipas kohës lokale (21:40 sipas kohës së mesme evropiane) dhe është lokalizuar në orën 23:45 (22:45), thuhet në kumtesën e rafinerisë.
Sipas informatave të para, një punëtor e ka humbur jetën në incidentin, ndërsa katër janë lënduar.
Të lënduarit janë hospitalizuar, ndërsa situata e tyre është stabile.
Shkaqet për zjarrin tani për tani nuk janë kumtuar./mia
