Maqedoni
Derratizim pranveror në komunën e Butelit
18.04.2016 11:38
Në komunën e Butelit sot fillon derratizimi i rregullt pranveror për shkatërrimin e brejtësve dhe dëmtuesve tjerë...

Siç njoftoi komuna e Butelit, me derratizimin pranveror do të përfshihen gjithsej 1.050 pusete, në të cilat do të vendosen 3.150 karrem prej nga 150 gramë në të gjitha vendbanimet e komunës.
Në ditët e para do të trajtohen pusetet në vendbanimet Radishan, nga të dy anët e lumit Serava, Rasadnik dhe Rruga e Lubotenit. Pastaj vijon Vizbegu dhe Butel 1, ndërsa në ditët e fundit do të përfshihen pustet në Butel 2 dhe Shkup Veri.
Derratizimi pranveror do të zgjas pesë ditë dhe do ta kryej ISHP "Qendra për shëndet publik". Mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës./mia
