Botë
Mbi 400 emigrantë mbyten në mesdhe, ishin nisur me katër anije nga Egjipti
18.04.2016 10:58
Tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut. Dhjetra emigrantë afrikanë dyshohet të kenë humbur jetën teksa katër anije në të cilat mendohet se udhëtonin mbi 400 persona janë përmbysur në detin Mesdhe...

Mësohet se klandestinët ishin nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea po udhëtonin drejt Italisë. ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 29 pasagjerë deri më tani.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se anijet e kishin filluar udhëtimin e tyre në Egjipt me destinacion Italinë.
Sakaq roja bregdetare italiane ka shpëtuar një tjetër varkë me qindra klandestinë, në bordin e së cilën u gjetën edhe persona të vdekur.
Ngjarja e rëndë vjen pak orë para një vjetorit të tragjedisë më të madhe në Mesdhe, asaj të 18 prillit të 2015, ku 800 emigrantë të nisur nga Libia u mbytën ende pa prekur brigjet u jugut të Italisë.
