Maqedoni
Boçek: Zgjidhje evropiane për krizën e refugjatëve
18.04.2016 12:30
Përfaqësuesi për refugjatët dhe migrantët, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland..

Përfaqësuesi për refugjatët dhe migrantët, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, i cili vizitoi kampin e refugjateve ne Gjevgjeli ka thene se asnjë vend nuk është i aftë vetë të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin.
Nevojitet bashkëpunim evropian dhe zgjidhje e çështjes evropiane, thotë Tomash Boçek, në fillim të këtij viti.
Një nga misionet e para të Boçek ishte vizita në Maqedoni dhe Greqi në vendet kritike ku ndodhen migrantët.
"Pashë shumë gjëpra, u takova me shumë njerëz, me autoritetet e Greqisë dhe Maqedonisë, me shumë refugjatë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Bocek në takim me autoritetet e Maqedonisë u tha se asnjë vend, e vetme nuk mund ta zgjidhë problemin me refugjatët. Është evidente se asnjë vend nuk ështl i aftë vetë të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin. Nevojitet bashkëpunim evropian dhe gjetje e zgjidhjes evropiane. Ajo është porosia dhe pika kryesore e dialogut tonë", theksoi Boçek.
