Botë

Prishtinë, protestojnë veteranët e UÇK-së

18.04.2016 12:35

Në Kosovë sot pritet nje protestë masovike nga ana e veteranëve të UÇK-së së Kosovës...

Në Kosovë sot pritet nje protestë masovike nga ana e veteranëve të UÇK-së së Kosovës, sepse kjo kategori e luftës tash më një kohë të gjate është e pakënaqur nga mos realizimi I kërkesave të tyre. 
 
Sot veteranët e UÇK-së së Kosovës, pritet të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, me çrast do të kerkojnë plotesimin e kerkesave të tyre, per formimin e një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe ti thonë ndal diskriminimit te te drejtave, pas paralajmerimeve që Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve.