RINIA-INTERNETI

Të rinjët më së shumti shfrytëzojnë internet

05.03.2014 17:26

Të rinjtë në vend, më së shumti shfrytëzojnë internet dhe shohin televizion, ndërsa më pak dëgjojnë radio dhe lexojnë gazeta. Kështu ka rezultuar një hulumtim rajonal i organizatës “Metamorfozis”, ku po ashtu theksohet nevoja për më shumë hapësirë mediale për të rinjtë……….

Të rinjtë në Maqedoni, më shumë preferojnë të shfrytëzojnë internetin si medium që e vlerësojnë më efikas, se sa mediat tradicionale. Sipas hulumtimit rajonal të “Metamorfozis”, 77% e të rinjve internetin e shohin si më të rëndësishëm për edukim, 75% për informim dhe 60% si të rëndësishëm për promovim.

“Të rinjtë më së shumti i shfrytëzojnë mediat sociale për informim dhe jo shumë mediat tradicionale. Dhe problem tjetër i detektuar është lidhur me atë se sa u mundësohet të rinjve të kenë njohuri rreth mediave nga organizatat rinore dhe mediale”,  - tha Elena Ignatova nga “Metamorfozis”.

Të rinjtë në Maqedoni janë gjysëm milion banorë, prandaj duhet të trajtohen si partner, vlerësojnë nga Forumi Rinorë Arsimorë.

“Imazhi i të rinjve i prezantuar nëpërmjet mediave, shkon nga një skajshmëri te skajshmëria tjetër, nga ajo se të rinjtë janë ardhmëria e Maqedonisë, një frazë tradicionale e deri te skajshmëria tjetër se të rinjtë janë problem në këtë vend, pasi janë imun ndaj dhunës dhe për ta dikush duhet të kujdeset”, - deklaroi drejtori i Forumit Rinorë Arsimorë, Marijan Zabrçanec.

Por, sipas hulumtimit të “Metamorfozis”,  76% e të rinjve lexojnë lajme elektronike, ndërsa 66 % shfrytëzojnë internet nga celulari. Sa u përket mediave tjera, 58% e të rinjve në Maqedoni shohin televizion, 40% dëgjojnë radio, ndërsa 22% lexojnë gazeta, ndërsa 14% e të rinjve në vend, asnjëherë nuk kanë lexuar gazeta.