Botë

Sizmologët: Katër tërmetet e frikshme që mund të godasin botën

18.04.2016 12:58

Pse korja e Tokës po lëkundet në mënyrë të vazhdueshme, të forta dhe të papritura? Vetëm gjatë ditëve të fundit, pasur pesë tërmete të fuqishme në nivel global...

Sizmologu i njohur i tërmeteve, Roger Bilham bën parashikimin më të keq të mundshëm. Ai thotë se mega tërmete katastrofale do të godasin në vijim tokën.
 
Biklham është profesor në Universitetin e Kolorados, i cili bëri bujë me deklaratat e tij duke paralajmëruar se bota mund të përjetojë “në kushtet aktuale edhe katër tërmete të fuqishme me magnitudë 8.0 ballë”.
 
Nëse parashikimet e tij janë të sakta, atëherë planeti ynë do të jetë një greminën e një vale fatkeqësisht natyrore të ndryshme që njerëzit mund të mos kenë përjetuar kurrë më parë.
 
Që prej fillimit të këtij viti, Azia e Jugut është goditur nga një numër i jashtëzakonisht i madh tërmetesh.