Maqedoni

MSHIA dhe MPJ parashtrojnë në KSHZ, të dhënat për të punësuarit

18.04.2016 13:09

Sipas Librit të afateve për veprimet zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor, prej sot deri më 22 prill...

Sipas Librit të afateve për veprimet zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor, prej sot deri më 22 prill, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, edhe Ministria e Punëve të Jashtme, duhet të parashtrojnë në KSHZ, të dhëna për administratën shtetërore dhe komunale, për administratën publike si dhe për diplomatët, të punësuarit në Përfaqësitë adekuate diplomatike-konsullare.
 
Sipas Librit të afateve të miratuar të shtunën nga KSHZ, Lista zgjedhore publikisht do të publikohet më 25 prill, ndërsa në afat prej 15 ditësh qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse janë në listë.
 
Deri më 9 maj do të zgjasë paraqitja për votim e shtetasve të Maqedonisë jashtë vendit, përkatësisht për votim në njësinë e 7-të zgjedhore. Lista zgjedhore duhet të mbyllet më 19 maj.
 
Nga Lista zgjedhore, sipas informatave të deritanishme, do të shlyhen 1.135 persona të vdekur. Partitë, ndërkaq, listat e kandidatëve do të duhet t'i përmbyllin më 11 maj.
 
Fushata zgjedhore fillon më 16 maj.